Si do të kufizohen mjetet e rënda gjatë verës, nga 15 qershori deri më 15 shtator

Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë do të jetë i kufizuar në zonat turistike përgjatë periudhës 15 qershor- 15 shtator. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët për këtë periudhë që përkon me sezonit veror.

“Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, së bashku me Ministrin  e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 qershori në 15 shtator, kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave: nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore” thuhet në udhëzim, sipas scan.tv.

Në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre. Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në koordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?