Si do të lajmërohen qytetarët që kanë rradhën për t’u vaksinuar? E tregon Silva Bino
Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar bluzat e bardha dhe dje nisi edhe për të moshuarit në azile, por qytetarët si do të njoftohen për të bërë anit-covid? Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ndau lajmin se personave që do t’iu vijë radha për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes.
”Situata është kritike. Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar përforcimin e masave. Sepse që të japë efekt programi i vaksinimit do të duhet një farë kohe.
Kemi një plan kombëtar vaksinimi dhe një plan të përgatitur me numra përkatës, të personelit shëndetësor, të moshuarve, personave me probleme shëndetësore etj. Të gjitha numrat janë të gatshme në planin kombëtar të vaksinimit. Në bazë të numrave kemi dhe mikroplanin për çdo bashki.
Plani i vaksinimit mund të zhvillohet tek ambulanca e lagjes, në një qendër komunitare. Një qytetar do të lajmërohet nga mjeku i familjes kur t’i vijë radha për t’u vaksinuar”,-tha më tej Bino.