Si do të punësohen mësuesit? MASR shpall procedurat e pranimit, aplikimi në dy faza

Ministria e Arsimit ka bërë publike procedurat e pranimit, të emërimit në një vend të lirë pune dhe të lëvizjes paralele të mësuesit në arsimin parauniversitar. Rol thelbësor në emërimet e reja luan portali “Mësues për Shqipërinë” nëpërmjet të cilit kandidatët e interesuar duhet të regjistrohen online e më pas ti nënshtrohen konkurrimit i cili do të zhvillohet në dy faza.

Së pari kandidati për mësues do të vlerësohet nëpërmjet dosjes së dorëzuar dhe pasi kalon këtë fazë do ti nënshtrohet testimit të informatizuar. Ministria e Arsimit siguron se ky sistem, on line, siguron ligjshmërinë, vlerat e profesionalizmit, transparencë, meritë etj. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar është përgjegjëse për procedurat e konkurrimit dhe të pranimit të mësuesit në një vend të lirë pune në sistemin arsimor parauniversitar, ndërsa drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar organizojnë procedurat sipas këtij udhëzimi.

Ndërsa sa i takon shpalljes së vendeve të lira të punës në institucionet arsimore do të bëhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar e cila bazohet në të dhënat e dërguara nga ajo rajonale , nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare bëhet e qartë se Administrimi i listës së kandidatëve do të realizohet nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar sipas renditjes dhe profileve të shpallura në portal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?