Si do të votohet më 14 Maj? Del fleta e votimit për kryeqytetin

Komisioni Qendror i Zgjedhor ka publikuar fletën e votimit se si do të renditen kandidatët që garojnë për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Pas shortit të hedhur më herët në ambientet e KQZ, goglat vendosën që i pari në fletën e votimit të renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë.

I dytë në listë është Marko Dajti i Frontit të Majtës, ndërkohë që e treta në fletën e votimit do të jetë Lajla Përnaska.

Goglat caktuan kreun aktual të bashkisë Erion Veliaj të renditet i katërti, ndërkohë që pas tij vijnë demokratët Belind Këlliçi dhe Roland Bejko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?