Si do unifikohet grupi i PD? Salianji tregon 2 kushtet: Duhen marrëdhënie të mira me…
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se pas një aksioni të gjatë, grupi i Partisë Demokratike po unifikohet, por me dy kushte. I ftuar në “Breaking” në Top News, Salianji tha se demokratët duhet të mbajnë marrëdhënie të mira me SHBA dhe ndërkombëtarët e tjerë, si dhe duhet të mbështesin punën e SPAK.
Nëse ndarja e PD i referohet grupit më të madh opozitar, mund të shihet si e ndarë në tre grupe, ju nuk përcaktoheni si pjesë e njërit apo tjetrit, ju jeni grupi i tretë.
Salianji: Faleminderit për vlerësimin. Është e rëndësishëm që deputetët të identifikohen jo nga liderët e tyre, unë jam përfaqësues i qytetarëve, jam i zgjedhur me votat e opozitareve dhe jam përfaqësuesi i tyre. Partitë nuk mund të jenë pronë e një individi se janë pasuri kombëtare në shërbim të interesit publik.
-Keni një grupim tuaj?
Salianji: Nuk jemi në situatën e matjes së forcës. Unë nuk bëj sikur kjo nuk ekziston cilido ka mbështetës brenda çdo partie. Të gjitha palët në fund duhet të gjejnë një pikë që i bën bashkë për të qenë kundër qeverisë, front opozitar. E rëndësishme është të jemi në terren, Unë kam zhvilluar takime në terren, në Kavajë i kthyem bashkinë demokratëve dhe qytete të tjera të Shqipërisë për shqetësimet reale të shqiptarëve. Qeverisë i mungojnë mekanizmat e kontrollit. Nuk mundet që Parlamenti mos të ketë rol kontrollues ndaj qeverisë, nuk lejohet ngritja e komisioneve, përfaqësimi i drejtpërdrejt në komisionin e reformës zgjedhore.
-Votat që mblidhni, i cilësoni si vota personale apo të PD?
Salianji: Nuk ka asnjë diskutim që PD është makineri e rëndësishme elektorale. Individët e PD është e rëndësishme mos kenë background korruptiv, të mos kenë abuzuar me pushtetin kur kanë pasur pushtet. Ka të bëjë me individët mbledhja e votës. Për shkak të mos paraqitjes apo një defekti, lëshimi të vullnetshëm, qarku i Korçës për një vit e pak nga zgjedhjet e kaluara, në 14 maj diferenca ishte 16 mijë vota, Pogradec 12 mijë vota e kështu me radhë. Ka shumë rëndësi përfaqësuesi i partisë.
-Si do të arrihet unifikimi? Cilët do bëhen pjesë e këtij unifikimi?
Salianji: Ky nuk është proces i lehtë. Kemi qenë me përplasje të mëdha, me diferenca të mëdha, Tanimë jemi në logjikën jemi ripozicionuiar. Nga një grup parlamentar që ishim në hesap të vet, grupi është i fokusuar te beteja me qeverinë, jo me njëri tjetrin. Procesi i bashkimit, po ndodh. Ne do bashkohemi në diversitet, për mua është e domosdoshme, të mbajmë marrëdhënie të mira me SHBA dhe partnerë të tjerë, duhet mbështetur SPAK për të gjithë luftën dhe përpjekjen për të qenë të pavarur dhe të paanshëm.