Si e dalloi dehjen e deputetëve të PD-së? Rama: Për pak u deha edhe unë. Thanë disa fjalë që…

Partia Socialiste i kërkon Kuvendit të përjashtojë me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama u pyet nga gazetarët sesi e dalloi që deputetët e PD-së ishin të dehur.

”Nuk kam njohur asnjë të dehur që të pranojë se është i dehur. Ata janë bedelë. Me kuptimin e plotë të kësaj fjalë. Janë bedelë se sot është dita për t’i thënë përgjigje një pyetje; pse paratë ruse u derdhën tek kjo parti për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi?

Ju gjykoni sa etik apo jo është fjalori im. E dallova që ishin dehur se për pak u deha dhe unë nga alkooli që kishin pirë. Vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një mexhelisi që quhet Kuvend”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?