Si e fitoi bashkinë e Tiranës kundër Ramës? Basha tregon sekretin për herë të parë
Për herë të parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka treguar sesi e fitoi bashkinë e Tiranës përballë Edi Ramës në vitin 2011 edhe pse vetëm me 81 vota plus. Basha thotë se ai është i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës dhe ”sekreti” është Sali Berisha.
”Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën.
Gjatë këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale, në bazë të studimeve të tyre, kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Berishës në raport me interesat elektorale me PD.
Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në PD. Protagonizmi i Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrjen e PD. Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike”,-tha në një intervistë për ”News 24”.