Si e ka ndryshuar tërmeti shitjen e apartamenteve (Foto)
Një mënyrë e re lajmërimi për shitjen e banesave ka nisur në Tiranë!
Një qytetar, me anë të një njoftimi shkruan “shitet apartament 3+1 tek Gjykata”, por ajo çka bie në sy, pas kësaj, është “i pa dëmtuar nga tërmeti”, e më poshtë shkruan numrin e tij/saj të telefonit.
Shqipëria është një zonë me sizmicitet të lartë. Në historinë e saj janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë qindra jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar mijëra banesa.
Kujtomë se tërmeti i fortë i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur. E tashmë ka nisur frika për shitjen e banesave dhe njerëzve ju duhet të sigurohen se çdo kolonë e shtëpisë nuk do të lëvizë nga tërmeti i radhës, sado i fortë të jetë ai!