Si e karikaturizon Ramën raporti ODHIR

Në 15 faqet e tij raporti Paraprak i OSBE – ODHIR e karikaturizon Edi Ramën me të gjitha tiparet e një lideri autokrat. Duke folur për fushatën e tij dhe të rilindjes raporti vizaton një udhëheqës të folusuar tek imazhi i tij që do ti thithë të gjithë prozhektorët vetëm për vete.

“Mbulimi i kufizuar i fushatës u fokusua kryesisht te Kryeministri aktual, i cili në cilësinë e tij të kryetarit të PS-së, prezantoi kandidatët nëpër rrethe” thuhet në fillim të tekstit ku theksohet kjo bëhej pa lejuar mediat të ndiqnin fushatën drejtpërdrejt, por  “vetëm përmes të regjistrimeve të gatshme apo të regjistrimeve të drejtpërdrejta nga aktivitetet zyrtare”.

E njëtja ide e fushatës së përqëndruar rreth Ramës megjithëse për të nuk do votohej fare theksohet edhe më poshtë: “Tubimet e vetme të mëdha për fushatë kishin Kryeministrin si folës kryesor” vëren ODHIR i cili shton se në tubimet ku fliste Rama ishin të punësuar nga administrata: “punësimi  në sektorin publik varet nga përkatësia politike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?