Si e vlerësojnë qytetarët e Tiranës situatën në vend dhe ekonominë?
39% e shqiptarëve mendojnë se gjërat në përgjithësi në vendin tonë po shkojnë keq apo shumë keq.
Sipas gjetjeve të Barometrit, vetëm 32.3% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë mirë apo shumë mirë. Interesant është fakti që 28.7% e qytetarëve mendojnë se gjërat po shkojnë as mirë as keq.
Barometri në Euronews Albania ka matur mendimin e qytetarëve që janë votues të partive politike.
Gjetjet e sondazhit tregojnë se: 55.7% e votuesve të së majtës mendojnë se gjërat në vend po shkojnë mirë apo shumë mirë. 29.7% e të majtëve mendojnë se gjërat po shkojnë as mirë as keq, ndërsa vetëm 14.6% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë mirë apo shumë mirë.
Sa i përket votuesve të djathtë, 82.9% e tyre mendojnë se gjërat në vend po shkojnë keq apo shumë keq, 12.2% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë as mirë as keq, ndërsa 4.9% e të djathtëve mendojnë se gjërat po shkojnë mirë apo shumë mirë.
50.1% e qytetarëve të cilët nuk janë të identifikuar se cilës parti i përkasin, mendojnë se gjërat në vend po shkojnë keq apo shumë keq. 35.9% e kësaj kategorie mendojnë që gjërat po shkojnë as mirë as keq, ndërsa 14% e tyre mendojnë se gjërat në vend po shkojnë mirë apo shumë mirë.
43.7% e qytetarëve të Tiranës e vlerësojnë keq apo shumë keq situatën ekonomike të vendit aktualisht. 28.7% e tyre e vlerësojnë mirë apo shumë mirë ndërsa 27.6% e kryeqytetasve e vlerësojnë as mirë as keq situatën ekonomike në vend.
Barometri ka pyetur kryeqytetasit votues të së majtës apo të së djathtës, për situatën ekonomike të vendit sot. 50.1% e votuesve të majtë e vlerësojnë mirë apo shumë mirë situatën ekonomike të vendit sot, 30.5% e tyre e vlerësojnë as mirë/as keq ndërkohë që 19.4% e tyre e vlerësojnë keq apo shumë keq situatën ekonomike sot.
Votuesit e së djathtës janë pesimistë për situatën ekonomike. 83.9% e tyre e vlerësojnë keq apo shumë keq situatën ekonomike të vendit sot. 10.9% e tyre e vlerësojnë as mirë/as keq ndërsa 5.2% e tyre e vlerësojnë mirë apo shumë mirë aktualisht situatën ekonomike.
55.1% e qytetarëve të paidentifikuar sa i përket përkatësisë së partive politike e vlerësojnë keq apo shumë keq situatën ekonomike të vendit sot. 34% e tyre e vlerësojnë as mirë/as keq ndërsa 10.9% e këtyre qytetarëve e vlerësojnë mirë apo shumë mirë situatën ekonomike të vendit sot.
Barometri në Euronews Albania ka matur edhe situatën ekonomike të familjes së kryeqytetasve, ku 40.6% e tyre e kanë vlerësuar situatën ekonomike të familjes mirë apo shumë mirë. 39.8% e tyre e vlerësojnë as mirë/as keq, ndërsa 19.6% e vlerësojnë ekonominë e familjes keq apo shumë keq.
62.5% e votuesve të majtë e vlerësojnë situatën ekonomike të familjes së tyre mirë apo shumë mirë. 29.5% e votuesve të së majtës e vlerësojnë as mirë/as keq, ndërsa 8% e këtyre votuesve e vlerësojnë keq apo shumë keq situatën ekonomike të familjes.
42.6% e votuesve të së djathtës e vlerësojnë as mirë as keq situatën ekonomike të familjes, ndërsa 40.6% e të djathtëve e vlerësojnë situatën ekonomike të familjes keq apo shumë keq ndërsa 25.1% e tyre e vlerësojnë mirë apo shumë mirë.
Sa i përket situatës ekonomike në 12 muajt e ardhshëm, 43.9% e kryeqytetasve mendojnë se do të përmirësohet ndërsa 35.6% e tyre mendojnë se situate ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të mbetet e njëjtë. 19% e tyre mendojnë që situate ekonomike do të përkeqësohet shumë.
Të ndarë sipas votuesve të përkatësive partiake, qytetarët mendojnë:
69.4% e votuesve të së majtës mendojnë se situate ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të përmirësohet shumë, 25.4% e këtyre votuesve mendojnë se do të mbetet e njëjtë, ndërsa 4.8% e votuesve të së majtës mendojnë që situate ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të përkeqësohet shumë.
43.5% e votuesve të së djathtës mendojnë se situate ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të mbetet e njëjtë, ndërsa 43.4% e tyre mendojnë se situate ekonomike do të përkeqësohet shumë. 12.4% e votuesve të së djathtës mendojnë se situata ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të përmirësohet.
47.6% e qytetarëve të paidentifikuar sipas përkatësive partiake mendojnë që situate ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të mbetet e njëjtë, ndërsa 26.3% mendojnë se do të përmirësohet. 22.9% e këtyre qytetarëve mendojnë që situate ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të përkeqësohet shumë.
Sa i përket situatës ekonomike të familje së tyre në 12 muajt e ardhshëm, 46% e kryeqytetasve mendojnë se do të përmirësohet, ndërsa 42.2% e tyre mendojnë se situate ekonomike e familjes do të mbetet e njëjtë. 10.4% e kryeqytetasve mendojnë që situate ekonomike e familjes së tyre do të përkeqësohet në 12 muajt e ardhshëm.
Pyetjes; a po shkojnë në drejtimin e duhur apo të gabuar gjërat në Shqipëri, 49.2% e kryeqytetasve janë përgjigjur se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, ndërsa 30.7% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar. 19.5% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë as në drejtimin e duhur as në drejtimin e gabuar.
79.2% e votuesve të së majtës mendojnë që gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimin e duhur. 13% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë as në drejtimin e duhur as në drejtimin e gabuar ndërsa 7.7% e kryeqytetasve votues të së majtës mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar. 69.8% e të djathtëve mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.