Si është gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë të intubuar

Ndërkohë që në vend numri total i të prekurve me koronavirus është rritur vetëm sot me 21 raste të reja, në dy spitalet COVID vijon beteja me sëmundjen për shërimin e pacientëve që janë të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.

Ndërkohë sipas Ministrisë, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë”- tha drejtoresha e ISHP-së, Albana Fiço, teksa dha të rejat më të fundit të situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?