Si është gjendja në Infektiv, sa janë në terapi intensive/ Ja sa persona e mundën koronavirusin
Ndërkohë që numri i rasteve të reja ka shënuar sot rritje të ndjeshme, me 15 raste të reja, nje ditë pasi u konfirmua vetem 1 pacient i infektuar, ka edhe lajme të mira.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se në 24 oret e fundit janë sheruar nga koronavirusi edhe 16 qytetarë.
Këta i shtohen keshtu listës së pacientëve që e munden sëmundjen, në total 758 persona.
“Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”- bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (20 maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)