Si fitoi sipërmarrësi italian betejen ligjore kundër Ramës
Një gjykatë ndërkombëtare kohët e fundit vendosi se qeveria shqiptare është fajtore për përndjekjen politike dhe për sjelljen e saj korruptive dhe të padrejtë ndaj sipërmarrësit Francesco Becchetti. Becchetti, që aktualisht banon në Londër, është pronar i “Agon Channel”, një stacion televiziv që transmeton nga Shqipëria, i cili punëson më shumë se 500 njerëz në Shqipëri. Televisioni i drejtuar nga Becchetti kishte marrë një pozicion kritik ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit, Edi Rama.
Gjykata ndërkombëtare doli në konkluzionin se qeveria Rama lëshoi një urdhër-arresti të pamotivuar politikisht kundër z. Becchetti dhe ortakut të tij në biznes, duke i akuzuar ata për evazion fiskal, falsifikim dokumentash, përvetësim dhe pastrim parash, duke kërkuar gjithashtu ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë arbitrimit, gjykatat e Londrës kishin refuzuar tashmë kërkesat e ekstradimit shqiptar, duke i konsideruar ato një abuzim serioz dhe Interpol kishte tërhequr urdhrat e arrestit ndërkombëtar kundër Becchetti dhe partnerit të tij të biznesit, De Renzis, pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte ato. Gjykata dënoi Shqipërinë për shpronësimin e paligjshëm të stacionit “Agon Channel”, në shkelje të traktatit të investimeve bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe urdhëroi pagimin e 140 milion eurove si kompensim ndaj Francesco, shkruam tej “affaritaliani.it”.

“Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që katër vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të grupit mediatik që u është dashur të vuajnë kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare,-u shpreh Becchetti.
Burimi: affaritaliani.it
/M.Noka- Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

