Si i mbolli flokët Salianji në burg? Flet zv/drejtori i Burgjeve

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, ka shpjeguar se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg.

“Çdo i burgosur mund të dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japin akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e tij. Nuk ka kufizim, një person mund të dalë për një trajtim estetik apo emergjent”, tha Sufaj në A2 CNN.

“Aktet rregullative parashikojnë të drejtën e të burgosurit për t’u vizituar në një klinikë private kundrejt shpenzimeve të tij. Ne i kemi kufizuar këto gjëra dhe operojmë me spitale publike, por në rastet e veçanta të shërbimeve që nuk i ofron spitali publik, nuk ka pse ndalohen”, shtoi Sufaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?