Si i pranon Agjencia e Barnave në Shqipëri vaksinat? Fico shpjegon procedurën

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u pyet nga gazetarët për procedurën sesi i pranon Agjencia e Barnave vaksinat anti-covid, ku edhe tregoi mënyrën.

Përshëndetje, a mund të dimë se cila është procedura që ndjek agjencia jonë kombëtare e barnave për futjen e vaksinave në vendin tonë?

Unë nuk jam përfaqësuese e Agjencisë, por më lejoni t’u them që është rregullatori strikt dhe përcaktohet në ligje të amenduara kohët e fundit. Këto vaksina që janë shpërndarë në të gjithë botën, jo vetëm tek ne, vijnë bazuar në autorizime emergjence nga FDA ose certifikimin e EMA.

Gjithmonë depozitohet një paketë dokumentash, i përcillët agjencisë. Është e kahershme në raport me vaksinat. Mbi bazën e vlerësimit të disa dokumenteve të rëndësishme siç është certifikiata e analizës, origjinës dhe shkojnë për llogari të sigurisë së vaksinës.

Bazuar mbi këtë jepet autorizimi. Kjo është pjesa më e kollajtë. Pjesa tjetër është ndjekja e dinamikës së injektimit të vaksinës në popullatë.

SHKARKO APP