Si ishte të votohej në komunizëm? Rama nuk ka çfarë përgjigje të japë

Kryeminsitri Edi Rama ka votuar këtë të diel në Surrel, aty ku dhe banon. Rama nuk dha një përgjigje i pyetur nga gazetarët se si ishte të votonte njësoj si në komunizëm.

“Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve se sa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Unë besoj se kjo ditë konfirmon se me popullin nuk luhet, sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush tenton t’i marrë popullit sovranitet nuk ka asnjë fund tjetër përveç fundit me dështim dhe me turp. Sot është e rëndësishme që çdo qytetar në këtë vend të votojë ose mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar. Historia solli që këto zgjedhje janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike. Është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike”, tha Rama.

Si ishte të votohej në komunizëm? Ishte kjo pyetja që bëri gazetarja Klodiana Lala, referuar dhe votimit të kësaj të diele nuk në 31 bashki ka vetëm një kandidat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama: A mund të më hapni rrugën… (e përsëriti disa herë në tentativë për t’i shmangur pyetjes)

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu Rama refuzoi të jepte një përgjigje se çfarë do të ndodhte më pas, pas të hënës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?