Si iu përgjigj Gent Cakaj provokimit të Ivica Daçiçit?

Në takimin e Gymnich në Rumani, raportohet të ketë patur replika midis ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe zv/ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj. Daçiç është përpjekur të ironizojë me faktin që Shqipëria nuk po tregon qartë se kë ka ministër të Jashtëm (Cakajn apo Ramën), si dhe është përpjekur të vërë në dukje se në tryezë Kosova kishte dy ministra të Jashtëm.

“Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë (Gent Cakaj dhe Behgjet Pacolli)? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, është shprehur Daçiç me ironi. Sipas burimeve të ”Opinion.al”, zv/ministri Cakaj i është përgjigjur Daçiçit në të njëjtën mënyrë kur i ka kujtuar origjinën e tij nga Prizreni, çka, sipas asaj logjike, nënkuptonte se Kosova në tryezë kishte tre ministra të Jashtëm.

“Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, se pse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë”, është shprehur Cakaj. Pjesëmarrja në takimin e Gymnich ishte e para për Gent Cakajn pas delegimit të kompetencave nga ministri dhe kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?