“Si je Tom Doshi?”

 

Ndodh edhe kështu. Tom Doshi dhe Mark Frroku u përshëndetën në hyrjen e Gjykatës së Lartë, njëri në pranga, tjetri i lirë. Mark Frroku dilte nga seanca gjyqësore, ku akuzohet për vrasjen në Belgjikë, ndërsa Tom Doshi ishte në hyrje të godinës, për denoncimin që i ka bërë Spartak Brahos. Megjithëse ishte i prangosur Mark Frroku përshëndeti me përzemërsi ish mikun e tij, “Si je Tom Doshi? Mirë?” tha ai duke përshëndetur, ndërsa shkëmbehej në dalje të gjykatës.

Më pak ka folur deputeti tjetër i Shkodrës, që i buzëqeshi, pas shumë kohësh pa u parë.

“Mark! Mirë?” ka thënë Doshi duke kaluar vështrimin nga prangat. Mark Frroku ende rezulton deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

SHKARKO APP