Si kanë ndryshuar shkëmbimet ekonomike Shqipëri-Turqi! Eksportet shënojnë rënie, importet rritje (SHIFRAT)

Gjatë muajve të fundit Shqipëria ka njohur një rritje të importeve nga Turqia ndërsa eksportet kanë shënuar rënie.

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se në prill të vitit 2018 Shqipëria ka importuar nga Turqia 4.6 miliardë lekë mallra duke shënuar një rritje me më shumë se 400 milion lekë krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

E në kuadrin e katërmujorit janar-prill, rezulton se shkëmbimet kanë qenë në total 16.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 1.3 miliardë lekë krahasuar me periudhën janar-prill të vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga sa ka ndodhur me importet, eksportet kanë shënuar rënie. Të dhënat e INSTAT dëshmojnë se në prill të këtij viti Shqipëria ka eksportuar 76 milion lekë mallra më pak drejt Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në rang katërmujori, në periudhën janar-prill 2017 Shqipëria ka shënuar një rënie të eksporteve drejt Turqisë me 200 milion lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?