Si kurrë më parë, Yuri Kim ulet këmbëkryq dhe pi raki në Tropojë (FOTO)

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka treguar gjithmonë tipin e saj sportiv. Këto ditë ajo ndodhet në një vizitë në veri të vendit. Në qytetin e Bajram Currit ka pirë raki dhe ka shijuar performancën e Ansamblit Dardania. Në Instagram kryediplomatja amerikane shkruan se njerëzit në veri janë vërtetë fisnikë ndërsa siguron se ky nuk do të jetë vizita e saj e fundit në këtë qytet.

“Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët në Bajram Curri, të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin me ndihmën e @peacecorpsalbaniaVullnetarët PJ dhe Neda Jahangiri.

Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm.

Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti!”, shkruan ambasadorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

SHKARKO APP