Si mundet Edi Rama? Recetën e tregon Fatbardh Kadilli

Si mund të mposhtet Edi Rama? Recetën e jep anëtari i PD-së, ish-kandidati për kryetar Fatbardh Kadilli.

“Ndershmëria është arma që e vret Edi Ramën. Nëse i del përballë dikush që nuk është akuzuar kurrë për korrupsion, atëherë ai ndihet i kërcënuar. “Mina” që hedh në erë Edi Ramën është serioziteti, ndershmëria dhe dashuria për këtë vend.

Dashurinë e tregojnë ata njerëz që nuk fshihen pas pushtetit dhe shumicave, por ata kanë kurajon që të rrinë edhe të vetëm. I vetëm unë kam qëndruar në luftë e vazhdoj të rri. Dhe beteja është shumë e bukur”, tha Kadilli.

SHKARKO APP