Si ndihet Ridvan Bode kur e etiketojnë si “njeriu i Edi Ramës”?
Me një kontribut të madh në PD, Ridvan Bode ishte në mesin e “xhaketave të vjetra” që u la jashtë listave në zgjedhjet parlamentare të 2017 nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Pas një periudhe tërheqje, emri i tij do të bënte zhurmë mediatike në dhjetor të 2018, kur do të propozohej nga mazhoranca për anëtar të Bordit të Këshillit Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.
Kaq mjaftoi që ai gjerësisht të etiketohej si “njeriu i Edi Ramës”.
Bode u emërua në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë më 20 dhjetor të 2018, detyrë të cilën e mban edhe sot.
Për Ora News, ai thotë se është profesionist dhe nuk ka asnjë lidhje me Kryeministrin.
Të vetmen lidhje ai thotë se e ka pasur me PD, nuk ishte zgjedhja e tij për të qenë jashtë saj, por thotë se është pajtuar me këtë status.
Bode: Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këto lloj etiketimesh, as kam ndonjë lidhje me Edi Ramën. Lidhjen e kam pasur vetëm me PD, nuk ka qenë zgjedhja ime, megjithatë unë jam pajtuar me këtë status. Më pëlqen të kontribuoj nëse mundem në çdo sektor. Jam anërtar i Bordit të Këshillit Mbikqyrës të Bordit të Shqipërisë që është një organ i depolitizuar dhe nuk ka asnjë lidhje me partitë.