Si ndodhi grabitja në Tiranë? Zbulohet shuma që arritën të merrnin “maskat”
Një grabitje ka ndodhur në mes të Tiranës, ditën e sotme. Rreth orës 08:40 në rrugën e Kavajës në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”, Qani Zili, 55 vjeç, i cili po udhëtonte motor dhe transportonte vlera monetare nga një pikë e këmbimit valutor në një pikë tjetër ka rënë pre e dhunës dhe e grabitjes nga dy persona. Këto të fundit i janë afruar me një motor pa targa dhe e kanë goditur me sende të forta në skafandë. Nga goditjet e shumta, Qani Zili është rrëzuar nga motori. Në këtë moment dy autorët i kanë marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra bën me dije se grabitësit kanë mundur t’i marrin punonjësit të Exchange një shumë prej 3 milion lekësh të vjetër.
Pasi kanë grabitur shumën e parave, dy autorët kanë tentuar të largohen por pak metra më tutje ata janë përplasur me një makinë. Në këtë moment ata kanë braktisur motorin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.
Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar ndërsa pritet që të hapen edhe kamerat e sigurisë për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes. Ndërkohë po ekzaminohet edh të dy motorët që janë gjetur në vendin e ngjarjes për të parë nëse ka gjurmë nga autorët. /abcnws.al/