Si ndodhi vrasja e trefishtë në Tiranë

 

Policia ka bërë me dije disa detaje të vrasjes së trefishtë që ndodhi sot pas një përplasje me armë në bulevardin “Zogu i parë” pranë maternitetit të vjetër. Viktimat janë Gerti Goxhaj, Mentor Lufi (Doçi) si dhe Besnik Sulku. Grupi kriminal është i përfshirë në trafik droge.

Masakra duket se ka ndodhur si hakmarrje për vrasjen e Durim Sulkut, vëllai i Besnik Sulkut, vrasjë që ka ndodhur në muajin prill të këtij viti në Holandë.

Si ndodhi ngjarja:

Shtetasi Mentor Lufi (Doçi) së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj ishin ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres. Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi dolën nga kafja, shtetasi Mentor Lufi hipi në mjetin tip “BMW” me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip “Touareg” me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi, konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi. Në momentin kur mjeti tip “BMW” filloi lëvizjen, dy shtetas të cilët ishin në këmbë hapën zjarr duke qëlluar në drejtim të dy shtetasve që udhëtonin në mjetin tip “BMW” me targa AA 001IK .

Në këtë moment u kundërpërgjigjën me armë zjarri dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur edhe me mjet një nga autorët e dyshuar, shtetas italian i identifikuar me emrin Salvatore Letticia, i cili mundi të largohej nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit.

Ndërkohë shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij. Policia mbërriti në vendin e ngarjes per tre minura, dhe bëri rrethimin e zonës. Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur neutralizimi i të dy autorëve të dyshuar, ku shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte kryer krimin e rëndë .

Disa metra me tej, në një hotel në afërsi të vendngjarjes u ndalua autori i dytë i dyshuar shtetasi italian, i cili kishte dëmtime në trup dhe i gjakosur në fytyrë. Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjetet.

SHKARKO APP