“Si në gjendje lufte”/ Gazetari holandez: Shqipëria në një situatë të jashtëzakonshme

Vincent Van Gerven Oei, gazetari nga Holanda që e njeh mjaft mirë situatën në Shqipëri dhe që ka ndjekur edhe reformën në drejtësi, në një lidhje direkte për “Tempora” në RTV Ora, është shprehur se pa Gjykatë Kushtetutese dhe pa Gjykatë të Lartë vendi është në një situatë të jashtëzakonshme

“Në momentin kur mungon kuorumi i Gjykatës Kushtetutës dhe Gjykatës së Lartë, edhe mbase asaj të Apelit, ne nuk jetojmë në një shtet ligjor.

Së pari sepse e drejta e ankimimit nuk ekziston më dhe së dyti, kjo situatë na ka lënë me një qeveri që është e pakufizuar nga ana e drejtësisë. Kështu kemi bërë jo vetëm me PPP-të por edhe me çështje të tjera.

Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që shpallet vetëm në raste lufte“, tha ai.

Sonila MeçoCili është risku më i madh? Ti i beson se në dhjetor Gjykata Kushtetuese mund të krijohet?

Van Gerven Oei: Kush e di?! Na është premtuar një Gjykatë Kushtetuese që vitin e shkuar. Nuk e di…

Sonila MeçoPo i afrohemio zgjedhjet të 25 prillit. Kemi një qeveri që kontrollon pushtetin qëndror, atë lokal, ka edhe avantazhin e saj në këtë situatë me sistemin e drejtësisë…

Van Gerven Oei: Nuk ka asnjë risk shtesë sepse jemi tani në një situatë që është totalisht e papranueshme.

Por gazetari pati edhe një debat në distancë me ENkelejd Alibeajn teksa u shpreh se edhe opozita është pjesë e problemit.

Gerven OeiMë vjen keq por e shoh opozitën si pjesë te problemit.

AlibeajTë thuash që opozita është pjesë e peoblemit. Sinjali që ju çohet është se janë të gjithë njësoj. Kjo nuk me duket qasje luajale. Jo nuk jemi aspak pjesë e problemit. Përgjegjësia ka një emër që është qeveria.

SHKARKO APP