Si nuk reagon njeri pse po rriten çmimet e bukës, mishit dhe ushqimeve të tjera jetike?

Përditë e çdo natë nëpër ekrane televizive jepen emisione se pse iku Berisha apo se Basha tradhtar, se Rama nuk largohet më nga pushteti apo se Erion Veliaj do jetë zëvëndësi i Edi Ramës; pra orë e çast politikë dhe sherrnajë politike.

Por asnjë nuk flet për njerëzit e thjeshtë. Pse nuk ka asnjë reagim për kompanitë e miellit që janë në unison duke rritur çmimin e miellit dhe të bukës? Pse nuk flet njeri për rritjen e çmimeve të mishit dhe të ushqimeve jetike për njerëzit?

Asnjë nuk merret me këto probleme jetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që fitimet rriten për bosët e biznesit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë flasin për gjithçka, por jo për jetesën e rrënuar të qindra mijëra shqiptarëve. Asnjë nuk flet apo nuk ka emision se përse nuk rriten pensionet, kurkush nuk bën një reagim se si ka mundësi që qeveria rri e fërkon duart me zjarrin në opozitë dhe nuk rrit mirëqënien e qytetarëve.

Kështu rrezikohet që një grup prej afro 50 personash të kenë mbi 95 % të lekëve shqiptare.

Kjo është tragjike për një shoqeri, kur edhe shoqeria civile, edhe media janë në sundimin e oligarkisë apo pushteto-oligarkisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?