Si qëndron e vërteta e rrëmbimit të gazetares së RTSH?

Një lajm për rrëmbimin e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar ka bërë xhiron e mediave mesditën e sotme. Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve të disa mediave se dje në Prishtinë është rrëmbyer një gazetare.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se raportimet nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se makina e gazetares në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër e cila dyshohet se është rrëmbyer.

“S’ka të bëj me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, kanë ardhur e kanë marrë, por ajo lidhet vetëm pse ka qenë një makinë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?