Si reagoi kreu i ILD kur u pyet se është vëllai i ish-ministres së PS
Artur Metani, kreu i Insektoriatit të Lartë të Drejtësisë tha sot se puna e këtij institucioni do të nisë me vendimet e gjyqytarëve që kanë liruar nga burgu persona të dënuar. I pyetur nga gazetarët nëse ka konflikt interesi me detyrën që ushtron si vëllai i një ish ministreje të PS, ai tha se koha është treguesi më i mirë për gjithçka. Ai tha se janë 900 ankesa në ILD.
Jeni vëllai i ish ministres sa ju pengon në ushtrimin e detyrës?
Unë vlerësoj që koha është treguesi më i mirë për gjithçka e gjyqtari më i mirë për të gjithë ne.
Gjyqtarët që kanë liruar të fortët…
Të shmangemi nga emrat, rëndësi ka fenomeni përveç emrave publikë ka edhe emra jo publikë ka disa gjykata në të cilat ka ndodhur dhe inspektimi i parë do jetë tematik për të parë ku po ndodh ky fenomen, do bëj publike edhe rastet ku do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet.
Drejtësia po sulmohet e kritikohet sa i takon lirimeve me kusht, sa e zezë është drejtësia aktualisht, sa problematikë janë gjyqtarët e prokurorët?
Në këtë numër ankesah duhet evidentuar sa janë për gjyqtarët, nëse është e zezë apo e bardhë eshtë vlerësim politik që të gjithë mund ta bëjnë, unë s’kam detyrë të bëj vlerësime kam detyrë të monitoroj cdo vendim gjykate, për të ushtruar detyrën që më ka ngarkuar Kuvendi. Nga sot do nis hetimet për lirimet.