S’i rezistoi të ftohtit, vdes 100-vjeçarja që s’kishte drita

 

100-vjeçarja Barbulla Pepa nga fshati Fang i Mirditës, e cila u bë përsonazh i mediave për shkak të kushteve ekstreme që jetonte, tashmë ka ndërruar jetë.

Mesa duket ajo nuk mundi t'i bëjë sot ballë të ftohtit të këtij dimri, duke gjetur vdekjen pikërisht si pasojë e tij.

Kanë qenë fqinjët e të moshuarës, të cilët e kanë gjetur atë të vdekur brenda banesës së saj, teksa ajo kishte bërë prej kohësh apel për kushtet e rënda ku jetonte. 

Ndërkaq, qytetarë të thjeshtë dhe biznesmenë, u sensibilizuan pas publikimit të rastit të saj në media, duke e ndihmuar 100-vjeçaren.

 

SHKARKO APP