“Si shahist jam në gjendje të kuptoj që…”, Nazarko: Lëvizje e gabuar që senatorët të vendosen në listat jo fituese, kostot do i paguajë …

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, komentoi listat e partive politike të vendit dhe lëvizjet strategjike të Partisë Socialiste.

Sipas Nazarkos, PS ka bërë një lëvizje të rrezikshme duke vendosur senatorët e partisë në “kufirin e zjarrit”.

Ai tha se të gjitha sondazhet e shpallin PS fituese dhe kjo është një avantazh i madh për Ramën. Nazarko theksoi se në 2009-ën, PD-LSI grumbulluan së bashku 74 mijë vota më shumë se PS, por sipas tij, në kushtet aktuale, kjo është një avantazh po me kaq vota për Partinë Socialiste.

“Unë jam dakord se këto janë lodra të vogla të shpikura nga Rama. Si shahist jam në gjendje të kuptoj kalkulimet që i bën i pari. Nëse zgjedhjet bëhen nesër dhe humb Rama, por kush fiton e majta apo e djathta se kemi koalicion PD-LSI. Rama që ka 20 e ca vite në politikë, në të gjitha sondazhet ka një kuotë një përqindje të lartë, që do të thotë se të tjerët të merren me mizat e vogla duhet të kuptojnë të madhen. Këto manovra nuk kanë vlerë për Ramën. Ky sistemi i ndarjes së koalicioneve i ka pëlqyer dhe Bashës. Pse? Sepse nëse LSI ka pasur 19 deputetë në zgjedhjet e fundit, ku do i strehonte në vende të sigurta. Në 2009 nuk ka qenë aleancë e PD me LSI dhe ata dolën 73 mijë vota më shumë se PS. Sot kjo përkthehet si avantazh, këta e dinë që bëjnë me aleancë me njëra-tjetrën. Nëse në 2009 PD dhe LSI kishin 73 mijë vota më tepër se PS, sot ata kanë 73 mijë vota më pak. Kjo diferencë mbushet nga PDIU-ja. Çdo parti e ruan pjesë të senatorëve të vet, Xhafajn si senator i reformës. Do i bie më shumë pesha e Erjonit, si drejtues politik i qarkut të Tiranës. Rama do të thotë nëse humbim, kaq ishte e vlera e votës tuaj, nëse kishit vota këto ua ka dhënë PS-ja. Nëse fiton Rama ata do të bëjë vendin, sepse ka PS pa këta, e ka rinovuar. Unë jam shahist, unë them kështu, nëse ky njeri ka 20 e ca vite në politikë dhe pas dy mandateve që është konsumuar dhe bën lëvizje të tilla, është një lojtar për t’i hequr kapelën”, tha Nazarko.

SHKARKO APP