Si sot 138 vite më parë, Shqipëria lë gjurmë në Athinë
Më 29 Shtator 1879, në athinë të Greqisë del numri i parë i gazetës së përjavshme “Zëri i Shqipërisë”. Drejtohej nga iluministi arvanitas, Anastas Kullurioti.
”Zëri i Shqipërisë”, ka qenë një gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore në gjuhën greke e pjesërisht shqip. Numri i parë doli më 29.9.1879 në Athinë, vijoi deri më vitin 1880, ku gjithsej nxorri 40 numra.
Luftoi për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për zgjidhjen e forcimin e vetëdijes kombëtare, për autonominë deri në çlirimin e plotë dhe për tërësinë tokësore të Shqipërisë. Trajtoi dhe çështjet e gjuhës shqipe, e shkollës e të kulturës shqiptare.
Fakti më i rëndësishëm për këtë dëshmi të pathyeshme historike ishte redaktori i saj, Kullurioti, një nga figurat më të shquara në shtetin fqinj dhe padyshim pjesëtar i njërit prej fiseve më të lavdishme të arvanitëve që kontribuuan për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit otoman.
KOHA JONË SONDAZH

