Si survejohen nga SHISH xhamitë jashtë kontrollit të KMSH-së

 

Gjashtë xhamitë të cilat janë ende jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman po mbahen nën vëzhgim nga agjente të shërbimit informativ dhe agjente të antiterrorit.

Sipas informacioneve të “Tv Klan” të siguruara nga këto agjensi disa prej frekuentuesve të tyre konsiderohen me rrezikshmeri të lartë shoqërore për shkak të radikalizmit të tyre.

Në survejimin e sherbimeve inteligjente janë një numër i konsiderueshëm personsh, disa prej tyre kanë qënë aktivë në luftën e Sirisë dhe janë kthyer në përsëri në Shqipëri. Përveç tyre vëmendje po u kushtohet familjarëve të tyre dhe personave të tjerë të cilët ata kanë marrdhënie shoqërore.

Lista e shërbimit informativ pas zhvillimeve të fundit është rifreskuar duke u shtuar me persona të tjerë, krahasuar me listën e përpiluar në marsit të vitit 2013. Në këtë kohë u arrestuan 9 persona të cilët po gjykohen për akuzat e terroizmit, në gjykatëne kriemeve të rënda.

Agjentët e SHISH janë shtrirë në 7 qytete të vendit ku dyshohet se veprimtaria e këtyre personave është me madhe. Kështu në Elbasan, Cerrik, Porgradec, Shkodër, Librazhd, Tiranë, Kavajë dhe Bulqizë shërbimet inteligjente janë me të pranishme për arsye se objekte kulti nuk janë në kontrollin e KMSH-së dhe se organizata bamirëse me lidhje të dyshimta jashtë vendit ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Policia e shtetit ka një listë me person të cilët nuk i lejon të dalin jashtë vendit pikërisht për shkak të lidhjeve të tyre. Burime jozyrtare nga policia e shtetit thonë se një listë tjetër me persona të huaja kryesisht nga lindja e mesme nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.

Të njëjta burime saktësojnë se disa personave kohët e fundit u është refuzuar hyrja për shkak të informacioneve se ata mund të kenë lidhje me grupe të kosideruara të rrzikshme./Tv Klan/

SHKARKO APP