Si ta kuptojmë jemi me grip apo me COVID-19, flet mjeku
Në stinën e vjeshtës situata me virozat bëhet gjithnjë e vështirë dhe në një kohë pandemia, gjërat janë akoma më të komplikuara.
Mjeku imunolog Genc Sulçebe i ftuar tek emisioni i Rudinës në Tv Klan ka treguar në këtë se periudhë se rreth 90% e rasteve dhe simptomave paralajmërojnë se njerëzit mund të jenë të infektuar me Covid-19.
“Tani dihet që fillon stina e dimrit, njerëzit grumbullohen nëpër lokalet e mbyllura dhe infeksionet që transmetohen në rrugë respiratore shpërndahen shumë thjeshtë. Ekzistojnë të paktën 4 koronaviruse humanë të cilët përbëjnë 25% të infeksioneve sezonale gripale të zakonshme. Edhe Covid-19 ka të njëjtin lloj transmetimi, por ku jemi tani momentalisht nuk kemi të dhëna epidemiologjike që kemi një virus tjetër, për shembull virus gripi. Nëse kemi temperaturë apo probleme gripale është koronavirus. Duhet të jemi 90% të sigurt që kemi të bëjmë me Sars-Cov 2”-ka thënë ai.