Si ta përballoni ankthin pas tërmetit

Pasojat e tërmetit që goditi vendin rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm, fatkeqësisht rezultuan fatale. Të tilla dukuri natyrore s’mund të parashikohen, gjë që e shton edhe më panikun dhe ankthin e njerëzve. Ndonëse një gjendje e tillë është e pashmangshme, në një situatë të tillë ankthi nuk ndihmon. Alarmi aq më pak.

Njerëz të ndryshëm e përjetojnë ndryshe, por kujtoni që më e mira që mund të bëni është t’i vini në ndihmë njerëzve të afërm, fëmijëve, të moshuarëve apo njerëzve që kanë më shumë nevojë se ju në ato çaste.

Të gjithë ata që e kanë gjetur veten mes ankthit, panikut dhe frikës, ndiqni 5 hapat më poshtë për të qetësuar veten dhe njerëzit afër jush gjatë këtyre momenteve.

1.Përpiquni të jeni të përfshirë në përditshmërinë dhe rutinën tuaj.

2. Shprehe frikën që ndjen tek miqtë dhe anëtarët e familjes.

3. Kujto që diçka e tillë s’është në dorën tënde, prandaj qetësohu dhe ushqehu siç duhet.

4. Përgatitu të jesh në gatishmëri për një emergjencë të ardhshme.

5. Shmang alkoolin apo substanca të tjera për të përmirësuar gjendjen emocionale.

Nëse ankthi, frika dhe ataket e panikut vijojnë me ditë të tëra duke ndikuar në punën, jetën sociale dhe atë personale, kërkoni ndihmë profesionale.

SHKARKO APP