Si u arrestua i forti i Xhabaftëve me jelek antiplumb, armë dhe makinë të blinduar
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WU_Wznef21Q” width=”560″ height=”315″]
Policia e Tiranës ndaloi mbrëmjen e së hënës 20-vjecarin Xhoni Asllanaj i dënuar më parë për vjedhje. Ai nuk i ka ndaluar një patrulle të policisë në vendin e njohur si “Unaza” në Vorë ndërsa në makinë ishte me dy persona të tjerë. Në ndjekje janë vënë skuadra “Shqiponjat” që kanë ndaluar të riun në një makinë të blinduar. Ai njihet si mik i fisit të Xhabaftëve të Kombinatit. Në makinën me të ishin edhe Julian Daçi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të lehtë” dhe Albert Kovaçi (Xhabafti), 44 vjeç, banues në Tiranë. Pas ndalimit të mjetit kanë vazhduar kundërshtimet për kontrollin e mjetit dhe të tyre, ku gjatë kontrollit të shtetasit Xhoni Asllanaj, në çantën e dorës së tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tip pistolete, e markës HS2000, me një krehër dhe 15 fishekë të kalibrit 9mm.
Por sipas Tv Klan atij i është gjetur edhe 10 mijë euro cash, një jelek antiplumb. Bashkë me të udhëtonin edhe Julain Daci e Albert Xhabafti, të cilët u proceduan penalisht për mosbindje ndaj urdhërit të policisë. Xhabafti 44 vjeçar, sipas burimeve të policisë, ka ndërruar mbiemrin duke e kthyer në Kovaçi. Sipas policise Asllani njihet si nje nga personat me te afert te Albert Xhabaftit. Ky është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra me 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë kur vetura me të cilën ai po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar.
KOHA JONË SONDAZH

