Si u arrestuan anëtarët e rrjetit të trafikut të prostitucionit

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qKxDvoHuE18″ width=”560″ height=”315″]

Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa ka njoftuar paraditen e kësaj të marte arrestimin e 17 personave, pjesëtarë të një organizate kriminale.

Në një komunikim me mediat, Çipa ka bërë me dije se, shtetasit shqiptarë janë arrestuar pas hetimeve të kryera në 4 shtete të ndryshme.

Numri dy i Policisë së Shtetit ka nënvizuar se arrestimet janë kryer me kërkesë të drejtësisë italiane.

“Ata janë pjesë e një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion femra nga Europa lindore në Milano të Italisë”, ka saktësuar Çipa.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e operacionit.

Një prej të arrestuarve pretendon se nuk po i lënë kohë as të veshë çorapet.

NJOFTIMI

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane, sllovake dhe atë belge, kanë finalizuar operacionin ndërkombëtar “TEMPESTA 2015”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 17 shtetas shqiptarë, nga të cilët 5 janë arrestuar në vendin tonë, 11 në Itali dhe 1 tjetër në Sllovaki.

Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete, ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, gjatë periudhës shtator 2014- qershor 2015, është përfshirë në aktivitetin kriminal të favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit si dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Autoritetet gjyqësore të Milanos, kanë lëshuar 18 masa sigurimi arrest në burg dhe një detyrim paraqitje në ngarkim të personave të dyshuar.

Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Evropa lindore në zonën e Milanos, Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në kohë reale të Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, me Drejtoritë e policive vendore Fier, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ZKQ Interpol Tirana si dhe Zyrën Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Tiranë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në vendin tonë i shtetasve shqiptarë:

  1. Edër DORZI, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.
  2. Dorian SINANI, 28 vjeç,, arrestuar në Tiranë.
  3. Julian LILA, 25 vjeç, arrestuar në Fier.
  4. Ened BARE, 34 vjeç, arrestuar në Fier.
  5. Silvjo (Eduart) NDREJAJ, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.

Gjithashtu, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjeve të personave të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi kriminal, është bërë i mundur arrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasve:

  1. Haxhi LAMÇAJ, 39 vjeç,
  2. Griseld (Emiljano) MALAJ, 34 vjeç,
  3. Armando (Denis) MEÇAJ, 29 vjeç,
  4. Orgert OSMANI, 25 vjeç,
  5. Izmir RIZAJ, 26 vjeç,
  6. Artan NDREJAJ, 34 vjeç,
  7. Indrit NREJAJ, 28 vjeç,
  8. Mark NDREJAJ, 33 vjeç,
  9. Amarildo SALIHASI, 26 vjeç,
  10. Lorenc SALIHASI, 23 vjeç.
  11. Elvis ZIU, 34 vjeç dhe
  12. Bledar MALAJ, 37 vjeç.

SHKARKO APP