Si u largua drejtori antikrim Artan Cuku nga radhët e policisë

Vetëm një muaj pasi qeveria Rama nisi punën, 12 drejtorë të Drejtorive të Policisë nëpër qarqe u shkarkuan nga detyra.

Mes tyre eshte edhe Artan Cuku, drejtori i Policisë së Vlorës, një ndër qarqet më problematikë përsa i përket krimit të organizuar, qarku që në vitin 2016 pati sipërfaqet më të mëdha të mbjella me kanabis, zona ku janë kryer vrasje të tipit mafioz, vrasje të shumëfishta, eliminime me tritol (siç provoi arrestimi i killerit me pagesë, Julian Sinanaj).

Me udhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, më 9 tetor të vitit 2013, Drejtori i Përgjithshëm i asaj kohe, Hysni Burgaj firmosi “prerjen e kokave” të 12 drejtorëve për të lënë pak më vonë bosh edhe vendin e tij.

Të gjithë u lëvizën pa asnjë motivim ligjor, pa u marrë më parë në analizë puna e tyre.

Të gjithë të shkarkuarit u emëruan si specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike, një prej sektorëve më parazitarë të policisë së shtetit, një sektor që nuk kishte as zyra e as kompjutera për të shkuar.

Bashkë me 12 drejtorët e qarqeve aty do të përfundonin edhe drejtues të tjerë të lartë të policisë.

1.Tonin Vocaj, drejtor i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

2.Nikolin Bala, drejtor i Grupit të Operacioneve Speciale emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

3.Mergim Hoxha, Drejtor i Shkollës së Policisë, ish –drejtor i policisë së Fierit, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

4.Gjergj Jorgo, Drejtor i Policisë së Korçës emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

5.Pellumb Seferi, Shef i Interpolit emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

6.Arjan Bozhaj, Drejto i Policisë së Fierit emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

7.Artan Cuku, Drejor i Policisë së Vlroës emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

8.Bernard Çaushaj, Drejtor i Policisë së Tiranës emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

9.Halit Murataj, Drejtor i Policisë së Gjirokastrës emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

10.Emri Vata, Drejtor i Policisë së Durrësit emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor

11..Arben Hajdarmataj, Drejtor i Policisë Kufitare Vlorë – Durrës emërohet në detyrën Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor

12.Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor

13.Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor

14.Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor

15.Shkelzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

16.Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

Nuk përfundon këtu denigrimi i atyre që drejtuan policinë e shtetit për më shumë se 1 dekadë dhe u përballën me krimin në të gjitha format e tij. Shumë prej tyre u larguan nga radhët e policisë, duke u lënë pa mbrojtje, goditjeve që u kishin dhënë personave me precedentë të rrezikshëm apo grupeve të fuqishme kriminale., shkruan sot lapsi.

Në qershor të vitit 2014, Drejtori i Përgjithshëm Artan Didi vendos të lirojë përfundimisht nga detyra 5 nga ish –drejtuesit që u dërguan në Drejtoria e Studimeve Strategjike.

Në datën 4 qershor Didi hodhi firmën me motivacionin pamundësi emërimi në detyrë tjetër pas shkurtimit të funksionit organik.

Të liruarit ishin dy ish -drejtorët e Fierit dhe Vlorës Arjan Bozhaj dhe Artan Cuku, Tonin Vocaj, ish-drejtues i Krimeve të Rënda, Nikolin Bala drejtues Operacional dhe Astrit Halili, ish-Drejtor i Standardeve Profesionale.

Në vend të tyre u emëruan drejtues të tjerë, shumë prej të cilëve të përfolur për lidhje me krimin apo si militantë partiakë.

Disa janë akuzuar drejpërdrejtë nga opozita si të lidhur me grupet më të fuqishme të narkotrafikut në vend.

Akuzat e opozitës u shpërfillën, por në vitin 2016 kur policia drejtohej po nga të njëjtët emra të akuzuar, vendi u mbush me kanabis në të katër anët. Anjëri prej tyre nuk është lëvizur ende nga detyrat që morën pas shkarkimeve të tetorit 2013 të zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit, me udhër të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe me firmën e Hysni Burgajt, Drejtorit të Policisë që i kishte emëuar vetë në ato funksione.

SHKARKO APP