Siguria, 212 viktima më pak se vitet e tjera

Siguria në vendin tonë do të thotë 212 viktima më pak si pasojë e vrasjeve me dashje dhe aksidenteve me pasojë vdekjen krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për sa i takon vrasjeve me dashje të dhënat tregojnë një rënie konsistente vitet e fundit duke arritur në përgjysmim të numri të vrasjeve krahasuar me 5 vite më parë, pasi janë 91 viktima më pak sesa ato krahasuar me vitin 2012.

Kjo rritje është pasqyruar në çdo qark të vendit. Gjithashtu edhe të dhënat e sigurisë rrugore tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë bën të ditur se: ”Në vitin 2018 kemi 121 viktima më pak sesa ato krahasuar me vitin 2012. Këto dy tregues të kombinuar na tregojnë faktin se siguria e rritur do të thotë 212 viktima më pak krahasuar me vitin e kaluar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?