Siguria, kangjella të reja përgjatë rrugës së “Elbasanit”

Bashkia e Tiranës, për të rritur sigurinë e këmbësorëve në rrugën e “Elbasanit”, ka vendosur kangjella përgjatë rrugës, deri në Sauk, për të shmangur kështu dhe aksidentet.

Këto të fundit e bëjnë më të sigurt rrugën për kalimtarët, veçanërisht në zonat ku ka nxënës dhe studentë.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash që synojnë të rrisin sigurinë e qytetarëve në rrugë, por edhe që i vijnë në ndihmë lehtësimit të trakut, ku veç bllokimit të hyrje-daljeve të paligjshme në rrugët kryesore, ka vijuar puna edhe për vendosjen e kangjellave që orientojnë lëvizjen e qytetarëve në kryqëzimet kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?