Siguria kibernetike, Rama zbulon bisedën me ministrin: Të rekrutojmë talentet shqiptare në botë
Këtë të mërkurë, radha për të prezantuar Buxhetin e 2022 ishte e Ministrisë së Mbrojtjes. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës, zbuloi se ka biseduar me ministrin Niko Peleshi, dhe do të rekrutojnë talentet shqiptare që janë në botë si programues dhe kërkues shkencore për t’ia vënë në disipozicion sigurisë kibernetike.
”Pika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar një forcë gatishmërie dhe mbrojtjeje në atë hapësirë që bëhet gjithmonë më e gjerë e më kërcënuese, që është hapësira virtuale.
Për këtë arsye na duhet patjetër që nga njëra anë të forcojmë kapacitetin e kontrollit mbi territorin duke zotëruar mjete të kohës, satelitë, dronë super inteligjentë dhe po ashtu kapacitetin mbrojtës duke zotëruar një mekanizëm të tërë që garanton se i gjithë aktiviteti që zhvillon vendi të mos i goditshëm dhe të jetë 100% i sigurt.
Kam folur me ministrin që FA të krijojnë një mekanizëm rekrutimi të talenteve shqiptare në botë si programues, kërkues shkencorë për tu vënë në dispozcion të kësaj hapësire të re”.