Siguria kibernetike, Spiropali: Mekanizma ligjorë për t’u përballur me sfidat aktuale
Ministrja Elisa Spiropali dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa, prezantuan sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për sigurinë kibernetike”. Spiropali vlerësoi se ky projektligj reflekton një nga prioritetet e qeverisë duke garantuar forcimin e nivelit të sigurisë kibernetike në vend.
“Projektligji synon përmirësimin e kuadrit ligjor duke e përafruar me acquis të Bashkimit Europian, që del si një domosdoshmëri për t’iu përgjigjur sulmeve apo incidenteve kibernetike dhe siguron mekanizma ligjorë për t’u përballur me sfidat aktuale dhe të së ardhmes”, u shpreh ajo.
Ministrja theksoi se parashikohet bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar për forcimin e sigurisë kibernetike në vend dhe përmbushja e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë.