Siguria në burgje, 7 deputetë kërkojnë interpelancë me Gjonaj

Shtatë deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për sigurinë në burgje. Kërkesa është firmosur nga deputeti Lefter Maliqi, njëherësh ish-numri dy i burgjeve dhe vjen pak ditë pas shkarkimeve që Gjonaj firmosi për vartësit e saj që lejuan Dritan Dajtin të shkoj tek okulisti privat në Bllok.

Në gjashtë pikat e interpelancës kërkohet informacion për “Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit, shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve, drejtuesve në DPB dhe vartësve, mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre, rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin etj”.

Deputetët firmtarë kërkojnë llogari nga ministrja Gjonaj edhe për lirimet dhe propozimet  e bëra në radhët e vartësve të saj në burgje. Ata janë Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Suzana Topi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?