Siguria në plazhe, nga sot nis patrullimi me biçikleta për ndihmuar pushuesit

Prej ditës së sotme, në të gjitha zonat bregdetare të vendit, në ndihmë të DVP-ve që kanë plazhe në juridikisionin e tyre, nga DVP-të e tjera kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, një mënyrë shumë efikase kjo, për t’iu gjendur pranë në kohë reale, pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.👮🏻👮‍♂️ 🚲

Pamjet nga plazhe në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjtiha shërbimet e tjera të planizuara, janë në patrullim dhe në  gatishmëri 24/7.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit garanton pushuesit se ka marrë të gjitha masat për një sezon veror sa më të qetë dhe fton cilindo pushues që për çdo problematikë që mund të hasë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose të dërgojë pamje filmike dhe mesazhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, biçikletë dhe ambiente të jashtme

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?