Siguria në punë, Klosi: Kemi ligje të mira, por duhen zbatuar

 

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ka vizituar një biznes në zonën e Lezhës që punëson kryesisht gratë dhe ka folur për punësimin dhe sigurinë në punë.

Klosi foli për formimin profesional të punëtorëve si një mundësi për të rritur punësimin. Ndërsa komentoi edhe ngjarjen e ndodhur në hidrocentralin e Lurës, ku humbi jetën një person.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi shumë për të bërë. Ligjet në fuqi janë shumë të mira, por kërkojnë implementim. Unë nuk ndihem shumë mirë për këtë rast, pasi kemi shumë punë për zbatimin e ligjit”, tha Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Luan Bregasi, si përfaqësues i biznesit, por edhe Gëzim Qato nga Bashkimi i Sindikatave, theksuan nevojën që ka biznesi për suportin e qeverisë në kuadër të formimit profesional.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?