Siguria publike, Tahiri: Subjektet, të detyruara të vendosin kamera

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka prezantuar në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare projektligjin për sigurinë publike.

Sipas Tahirit, projektligji për sigurinë publike garanton masa parandaluese për krimin. Projektligji gjithashtu, detyron bizneset dhe subjektet e tjera të marrin masa sigurie për ambientet e tyre, siç është edhe vendosja e kamerave, por edhe polici private.

Përmes këtij ligji, Ministria e Brendshme synon të rrisë efektivitetin në parandalimin e veprave të ndryshme penale dhe një pikë e rëndësishme në këtë pjesë janë kamerat e sigurisë si një detyrim për ambientet e parashikuara në këtë projektligj.

SHKARKO APP