Siguria rajonale, ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve bashkohen në Kosovë

TË premten, nën organizimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të mbahet në Prishtinë takimi “Regional Alliance on Smart Defence”.

Ky takim do të bashkojë ministrat e Mbrojtjes. Nisur nga ai i Shqipërisë, Niko Peleshi, Sllavjanka Petrovska ministrja e Maqedonisë së Veriut dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Adziq.

“Nën organizimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër më 10 shkurt, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në ora 12:00 është paralajmëruar se do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?