Siguria rrugore, brenda 3 orëve hiqen 13 patenta

Për të rritur sigurinë në rrugë gati një aksioni të fundit, Policia Rrugore në vetëm 3 orë ka hequr 13 patenta. Policia vijoi kontrollet me radar në Sauk e Kashar për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave te lejuara duke u kthyer në rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor. Në sajë të këtyre kontrolleve u evidentuan shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit që rrezikojnë jetën e qytetarëve. ”Prej orës 22:00 deri në orën 01:00 u hoqën 13 patenta dhe u morën masa administrative për OASH, për shpejt[si qe varionin nga 142 deri ne 173 km/h”. Me thirrjen ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kontribuojnë për të rritur sigurinë e jetës në rrugë, Policia bën apel për të qarkulluar më ngadalë dhe për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP