Siguria rrugore futet kurrikul në arsimin parauniversitar, do ketë edhe praktikë

Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë firmosur marrëveshjen për futjen e sigurisë rrugore si kurrikul në arsimin parauniversitar.

Kjo marrëveshje e re synon të zhvillojë te nxënësit njohuritë për sigurinë rrugore, por edhe aftësitë praktike. Nga ana tjetër synon të trajnojë mësuesit për ta përcjellë sa më mirë këtë kurrikul të re te nxënësit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se siguria rrugore do të futet si një kapitull më vete në lëndën e Qytetarisë, ku nxënësit përveç njohurive teorike, do të zhvillojnë edhe praktikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?