Siguria rrugore, ministri Balla: 93 të ndaluar për drejtim mjeti pa patentë apo gjendje të dehur

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, informon se në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, ka ndaluar 93 drejtues mjetesh, të cilët ishin duke drejtuar mjetin të dehur apo pa leje drejtimi. Balla bënë të ditur se në kuadër të kontrolleve janë pezulluar 86 leje drejtimi.

“Janë ndërmarrë masa administrative për 4 290 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi nivelin e lejuar; Për 1 968 drejtues mjetesh të gjobitur për parakalim të gabuar, 1 124 drejtues të gjobitur për mos vendosje të rripit të sigurimit.

853 drejtues motomjetesh të gjobitur për mos vendosje kaske dhe 832 drejtues mjetesh të gjobitur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit”, përfundon Balla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps)

SHKARKO APP