Siguria rrugore, orë edukative në shkolla

Siguria rrugore është kthyer në një orë edukative në të gjithë shkollat e qytetit të Durrësit. Punonjësit e Policisë Bashkiake u ndalën kësaj radhe në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, ku gjatë orës së Edukatës Qytetare bashkëbiseduan me nxënësit mbi rëndësinë e njohjes dhe të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. ”Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, ndaj të gjithë ne punojmë pareshtur jo vetëm që ata të rriten më të aftë, por edhe më të sigurt për të përballur sfidat që i presin. Zhvillimi intelektual, fizik dhe social i fëmijëve tanë, nuk mund të mendohet pa mjedise të sigurta të cilat mundësojnë dhe promovojnë përvojat e shëndetshme që zhvillohen në shkollë dhe jashtë saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?